TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kombëtarja e futbollit të femrave të Spanjës është bërë protagonistë në javët e fundit më shumë për ngjarje jashtë fushës, sesa për suksesin e tyre në Botërorin ku ishin protagoniste absolute. Pas çështjes së puthjes së famshme të presidenti të federatës me një nga lojtaret, tani në skenë del edhe qeveria spanjolle e cila ka dashur t’i nderojë vajzat për atë paraqitje, por në fakt është bërë objekt talljesh nga tifozët.
Qeveria i akordoi 23 vajzave protagoniste “Medaljen e artë të urdhrit mbretëror të meritës sportive”, për të vlerësuar arritjen e tyre sportive. Dhe kjo u publikua edhe në fletoren zyrtare nga Këshilli i Lartë i Sportit, i cili më pas konstatoi se kishte një gafë në dekret.
Kjo, pasi kushdo që kishte shkruar dokumentin, kishte bërë një ngatërresë të pazakontë sepse emrin e kapitenes së Real Madrid dhe kombëtares, Ivana Andres, e kishte ndërruar me atë të Ivana Ikardit, motrës së Mauro Ikardit e cila është një influencer e njohur, por nuk ka aspak lidhje me këtë sport.
Këshilli i Lartë i Sportit kërkoi falje për këtë ngatërresë që sigurisht do të rregullohej, por dëmi ishte bërë pasi kjo shkresë qarkullon tashmë si një tjetër tallje me futbollin e femrava të Spanjës, pasi të gjithë janë të bindur se e njëjta organizatë nuk do ta kishte ngatërruar emrin e kapitnit të kombëtares së meshkujve.