BOTA, 5 Shtator 2023, 12:29

Varësia nga interneti, Kina kërkon miratimin e kufizimeve për të miturit: Jo më shumë se dy orë në ditë në telefon

Varësia nga interneti, Kina kërkon miratimin e kufizimeve për

Varësia nga interneti është shfaqur si një shqetësim i madh shoqëror në vitet e fundit.

Marr shkas nga ky shqetësim sipas CNN, Kina po propozon masa të reja për të frenuar kohën që fëmijët dhe adoleshentët kalojnë duke përdorur telefonat celularë.

Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës, që njihet edhe si rregullatori më i lartë i internetit ka propozuar që të gjitha pajisjet celulare, aplikacionet dhe dyqanet e aplikacioneve të kenë një “modalitet të vogël” të integruar, që do të kufizojë hapjen e shumë faqeve të pa dëshiruara dhe ndezjen e ekranit të pajisjeve maksimumi deri në dy orësh në ditë, në varësi të grupmoshës.

Nëse këto kufizime miratohen, do të shënojnë një zgjerim të masave ekzistuese të zbatuara vitet e fundit, pasi Pekini synon të kufizojë kohën e përdorimit të celularëve tek fëmijëve dhe të reduktojë ekspozimin e tyre ndaj “informacionit të padëshiruar”.

Fëmijët dhe adoleshentët që përdorin pajisje në modalitetin minor do të shohin automatikisht mbylljen e aplikacioneve në internet kur të mbarojnë kufijtë kohorë përkatës. Atyre do t’u ofrohet gjithashtu “përmbajtje e bazuar në moshën”.

Askush nën 18 vjeç nuk do të jetë në gjendje të hyjë në pajisjen e tij midis orës 22:00 dhe 6 të mëngjesit, ndërsa përdor modalitetin e propozuar.

Fëmijët nën tetë vjeç do të mund të përdornin telefonat e tyre vetëm për 40 minuta në ditë, ndërsa ata midis tetë dhe 16 vjeç do të kishin një orë kohë para ekranit. Adoleshentët mbi 16 dhe nën 18 vjeç do të lejohen dy orë.

Të gjitha grupmoshat do të marrin një lajmërim për të pushuar, pasi të përdornin pajisjen e tyre për më shumë se 30 minuta.

Kina ka një nga bazat më të mëdha të përdoruesve të internetit në botë, me afërsisht 1.07 miliardë njerëz në vendin me 1.4 miliardë banorë që kanë akses në web, sipas Qendrës së Informacionit të Rrjetit të Internetit të Kinës. Rreth një në pesë përdorues ishin 19 vjeç ose më pak.