TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një nga ndihmësit të presidentit rus, Presidentit Vladimir Putin, ka vizituar termocentralin bërthamor të Zaporizhjas.
Sergei Kirienko, përgjegjës për mbikëqyrjen e politikës së brendshme të Rusisë dhe një ish- kreu i Agjencisë Federale Bërthamore të Rusisë, diskutoi për sigurinë e uzinës.
Kështu tha një zyrtar lokal i instaluar nga Moska në Zaporizhja, Vladimir Rogov.
Ky central bërthamor - më i madhi në Evropë dhe ndër dhjetë më të mëdhenjtë në botë - ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, vizitoi Rusinë më 22 dhjetor dhe diskutoi mbi krijimin e një zone sigurie rreth centralit bërthamor në Zaporizhja.
Në fillim të dhjetorit, ishte marrë vendim për të dërguar ekipe të IAEA-s, në të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës.
Vendimi për të dërguar ekipe të IAEA-s në të centralet bërthamore është pjesë e një përpjekjeje për të shmangur një katastrofë në zonën e luftës.
Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore. /REL