BOTA, 28 Dhjetor 2022, 09:26

Mjegulla shkakton aksidente masive në Kinë, përplasen 400 makina (VIDEO)

Mjegulla shkakton aksidente masive në Kinë, përplasen 400 makina

Një aksident i madh ndodhi në Kinë mëngjesin e sotëm, ku rreth 400 makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur në një urë, pranë qytetit të Zhengzhou.

Sipas kanalit shtetëror CCTV të Kinës, në këtë aksidenti të paktën humbi jetën vetëm një person. Shkak i kësaj ngjarje mbetet dukshmëria e ulët për shkak të mjegullës në urë.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë kamionë dhe makina të kthyera përmbys, me xhama të thyer, njëra sipër tjetrës.