BOTA, 27 Dhjetor 2022, 17:35

Thellohet kriza, Putini ndalon furnizimet me naftën ruse për vendet që vendosën kufirin e çmimit

Thellohet kriza, Putini ndalon furnizimet me naftën ruse për vendet

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që ndalon furnizimin me naftë dhe produkte të naftës për vendet që vendosën një kufi çmimi për naftën ruse.

Lajmin e ka bërë të ditur Sky News, sipas të cilit ndalimi do të hyjë në fuqi më 1 shkurt të vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë për pesë muaj deri më 1 korrik.

Kujtojmë se vendet e G7 ranë dakord më herët për vendosjen e një çmimi “tavan” për naftën ruse, me qëllim rritjen e presionit mbi Moskën për luftën në Ukrainë.

Këto vende vendosën që ta kufizojnë çmimin e naftës ruse në 60 $ për fuçi.