TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Udhëheqja ruse po i portretizon sulmet e saj të fundit të rënda ajrore në Ukrainë si nje hakmarrje ndaj sulmeve ukrainase.
“Forcat e armatosura të Federatës Ruse kanë kryer një sulm të madh në përgjigje të akteve terroriste të regjimit të Kievit”, tha sot Ministria e Mbrojtjes, në Moskë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu referua gjithashtu deklaratës së ushtrisë ruse kur komentoi sulmet.
Deklaratat e reja të Moskës lanë të kuptohej se sulmet e natës ishin “përgjigja e pritur” ndaj shkatërrimit të avionëve luftarakë rusë nga dronët e vegjël të Ukrainës.
Presidenti Vladimir Putin foli së fundmi për “terrorizmin” e kryer nga Ukraina – duke iu referuar aksidenteve të trenave në Rusi, të cilat besohet se janë shkaktuar nga sabotimi.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha pas një bisede telefonike me Putinin se udhëheqësi i Kremlinit kishte njoftuar hakmarrje pas operacionit të Kievit.