BOTA, 16 Dhjetor 2023, 13:37

Ministri Hasani takon Guterres: Shqipëria, e palëkundur në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ruajtjen e ligjit ndërkombëtar

Ministri Hasani takon Guterres: Shqipëria, e palëkundur në

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë vizitës së tij në New York zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Në fokus të takimit ishte puna e Shqipërisë gjatë mandatit të saj dy-vjeçar në Këshillin e Sigurimit si dhe përpjekjet për rigjallërimin e bashkëpunimit shumëpalësh.

Ministri Hasani e siguroi Sekretarin Guterres për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ruajtjen e ligjit ndërkombëtar, Kartën e OKB-së dhe garantimin e llogaridhënies.

Fundi i vitit 2023 shënon edhe përmbylljen e mandatit dy-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.