BOTA, 16 Dhjetor 2023, 13:19

Katërmbëdhjetë të vdekur në sulmin ajror izraelit në Gaza

Katërmbëdhjetë të vdekur në sulmin ajror izraelit

Një zyrtar i lartë në Ministrinë e Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi në Gaza thotë se një sulm ajror i sotëm izraelit vrau të paktën katërmbëdhjetë persona, në një zonë veriore të territorit palestinez.

Munir Al-Bursh, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, i tha CNN se viktimat ishin pasojë e një sulmi ajror në Jabalya në veri të Gazës. Ai po fliste nga një objekt i improvizuar mjekësor pasi shumica e spitaleve janë jashtë funksionit në Rripin e Gazës.