BOTA, 16 Dhjetor 2023, 09:44

Ushtria izraelite vrau gabimisht tre pengje, ‘shpërthejnë’ protestat në Tel Aviv

Ushtria izraelite vrau gabimisht tre pengje, ‘shpërthejnë’

Familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi protestuan mbrëmë në Tel Aviv pasi u publikua lajmi se tre prej tyre u vranë gabimisht nga ushtarët izraelitë.

Qindra protestues iu bashkuan atyre teksa ata bllokuan rrugët kryesore në qytet dhe derdhën bojë të kuqe në rrugë për të simbolizuar gjakun e pengjeve.

Thirrjet për marrëveshje të menjëhershme dhe lirim të pengjeve, u dëgjuan teksa po zhvillohej protesta disa orëshe.

Zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari tha se ushtria shprehu “dhimbje të thellë” dhe po hetonte incidentin.

Ai tha në një konferencë se IDF besonte se tre izraelitë, 26-vjeçari Alon Shamriz, 28-vjeçari Yotam Haim dhe 25-vjeçari Samer al Talalka ose u arratisën ose ishin braktisur nga Hamasi.