TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i ri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul zhvilloi dje në mbrëmje një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Marco Rubio, për herë të parë që nga marrja e detyrës.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), të dy liderët diskutuan prioritetet e përbashkëta, siç është përfundimi i luftës në Ukrainë.
“Gjithashtu, u diskutua mundësia e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet evropiane”, tha zëdhënësja Tammy Bruce në një deklaratë.
Wadephul e përshkroi bisedën si “të shkëlqyer”, në një postim në X.
“Partneriteti ynë transatlantik – përfshirë lidhjet e forta me NATO-n dhe mbështetjen për Ukrainën – mbetet çelësi për paqen dhe sigurinë”, shkroi Wadephul.
Çështja e Ukrainës dominoi pjesën më të madhe të bisedës së tyre telefonike.
“Të dyja palët ranë dakord të bashkëpunojnë ngushtë me qëllim përfundimin e luftës së Rusisë”, tha një zëdhënës i qeverisë.
Trump e ftoi Merz në Uashington. Kancelari gjerman ka deklaruar publikisht se do të donte të udhëtonte në SHBA para samiteve të G7 dhe NATO-s të planifikuara në qershor.
Samiti i G7 do të zhvillohet në Kanada, i ndjekur menjëherë nga samiti i NATO-s në Hagë.