BOTA, 1 Prill 2025, 15:36

Rusia nuk pranon propozimin e SHBA-ve për marrëveshjen e paqes në Ukrainë! Moska nxjerr kërkesa të reja!

Rusia nuk pranon propozimin e SHBA-ve për marrëveshjen e paqes në

Rusia thotë se “nuk mund ta pranojë” propozimin e SHBA-së për marrëveshjen e paqes në Ukrainë dhe nxjerr një sërë kërkesash të reja.

Rusia thotë se po shqyrton seriozisht propozimet e SHBA-së për përfundimin e luftës në Ukrainë, por ‘nuk mund të pranojë’ marrëveshjen aktuale të paqes të Uashingtonit.

Moska dëshiron që SHBA të marrë parasysh ato që ajo i konsideron si shkaqet rrënjësore të konfliktit, u citua të ketë thënë një diplomat rus nga media shtetërore këtë të martë.

“Ne i marrim shumë seriozisht modelet dhe zgjidhjet e propozuara nga amerikanët, por nuk mund t’i pranojmë të gjitha në formën e tanishme”, citohet të ketë thënë zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov.

“Me sa shohim, sot nuk ka vend në to për kërkesën tonë kryesore, përkatësisht zgjidhjen e problemeve që lidhen me shkaqet rrënjësore të këtij konflikti”.

“Kjo mungon plotësisht dhe kjo duhet kapërcyer”, citohet të ketë thënë ai për revistën “International Affairs”.