TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Austria ka miratuar në parlament vaksinimin me detyrim kundër Covid-19, për të gjithë popullsinë në moshë madhore, duke u bërë vendi i parë i BE-së që merr një masë të tillë.
Propozimi ishte diskutuar prej kohësh, por tashmë është zyrtarizuar.
Të gjitha partitë, përveç ekstremit të djathtë e aprovuan vendimin e ri që kaloi në parlament me 137 vota pro dhe 33 vota kundër.
Vendimi u mor për të rritur normat e vaksinimit, qe me rreth 72% e rendisin vendin në fund të listës në Europën perëndimore. Për të motivuar qytetarët të imunizohen, qeveria austriake ka vendosur edhe krijimin e një lotarie për ata që vaksinohen, me çmime të shumta.
Pas përfundimit të një bllokimi të katërt kombëtar muajin e kaluar, varianti Omicron ka bërë që infektimet të arrijnë në nivele rekord, por qeveria dëshiron të shmangë një tjetër skenar të tillë përmes stimujve të ndryshëm.