TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në East Hollywood, Los Anxheles, ku një automjet ka hyrë mes një turme njerëzish, duke lënë të paktën 20 persona të plagosur.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit (LAFD), katër deri në pesë persona ndodhen në gjendje kritike, ndërsa tetë deri në dhjetë të tjerë janë në gjendje të rëndë. Rreth 10 deri në 15 persona kanë marrë lëndime më të lehta.
Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale. Autoritetet janë duke kryer triazhin dhe po koordinojnë transportimin urgjent të të plagosurve drejt spitaleve të zonës.