TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë se nuk ka shenja se Rusia dëshiron paqen në Ukrainë, duke kërkuar mbështetjen e vazhdueshme ndërkombëtare për Kievin.
Kryeministrja tha se mbështetja e Ukrainës ishte thelbësore për ruajtjen e një ekuilibri fuqie në fushën e betejës dhe krijimin e kushteve të paqes.
Duke folur në një konferencë shtypi të fundvitit, Meloni tha gjithashtu se synon të vizitojë kryeqytetin ukrainas përpara përvjetorit të parë të pushtimit rus, i cili filloi më 24 shkurt.
“Ne do të mbrojmë të drejtat ndërkombëtare të Ukrainës, sovranitetin dhe lirinë”, u tha Meloni gazetarëve.