BOTA, 23 Shkurt 2024, 16:49

Medvedev: Herët a vonë, Rusisë do t’i duhet ta pushtojë Kievin

Medvedev: Herët a vonë, Rusisë do t’i duhet ta

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitri Medvedev tha se Rusia ka të ngjarë të pushtojë Kievin herët a vonë, duke identifikuar objektivat e mëtejshëm të mundshëm territorial në Ukrainë.

Medvedev iu përgjigj një pyetjeje nëse “do të mbetet ende një pjesë e Ukrainës qe Rusia do ta konsiderojë si një shtet legjitim, kufijtë e të cilit [Rusia] do të jetë gati t’i njohë”.

Ai tha se Rusia duhet të garantojë interesat e saj duke arritur qëllimet e “operacionit special ushtarak” të përcaktuar nga presidenti rus Vladimir Putin,  duke iu referuar kërkesave ruse për “çmilitarizim”, “denazifikim” dhe neutralitet të Ukrainës.

Medvedev përsëriti synimin e Rusisë për të ndryshuar qeverinë në Ukrainë, duke deklaruar se qeveria ukrainase “duhet të bjerë dhe të shkatërrohet”.

Medvedev shtoi se nuk e dinte se ku duhet “të ndalet” Rusia, por se ndoshta duhet të pushtojë Kievin “nëse jo tani, atëherë pas njëfarë kohe”.