BOTA, 23 Shkurt 2024, 13:22

Të paktën katër të vdekur dhe 19 të zhdukur pas djegies së një ndërtese në Spanjë (VIDEO)

Të paktën katër të vdekur dhe 19 të zhdukur pas djegies

Të paktën katër persona humbën jetën në një zjarr të madh në një bllok apartamentesh në qytetin spanjoll të Valencias, 14 u plagosën dhe 19 persona rezultojnë të zhdukur.

Mes të plagosurve janë gjashtë zjarrfikës dhe një fëmijë i vogël, raporton elpais.

Zjarri përfshiu një ndërtesë 14-katëshe në lagjen Campanar dhe u përhap në një ndërtesë fqinje.

Erërat e forta kanë ndikuar në përhapjen e zjarrit dhe ka dyshime se flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të izolimit të dobët të objektit.

Më shumë se 20 zjarrfikëse janë përfshirë në shuarjen e zjarrit.

Ndërtesa ka 138 apartamente dhe ishte shtëpia e 450 qiramarrësve, tha gazeta spanjolle, duke cituar menaxherin e ndërtesës.

Mediat lokale raportuan se zjarrfikësit shpëtuan disa banorë duke përdorur vinça.

Pranë ndërtesës është krijuar një spital fushor, raporton shërbimi publik spanjoll RTVE.

Autoritetet njoftuan se personat e zhvendosur nga ndërtesa do të akomodohen në hotele.