BOTA, 9 Prill 2023, 22:21

“Nuk do të rrëfej kurrë krimet që nuk kam bërë, edhe nëse më bëjnë copë-copë”/ Ish-eurodeputetja flet para gjyqit për "Qatar Gate"

“Nuk do të rrëfej kurrë krimet që nuk kam
Eva Kaili

Javën që vjen pritet që të shqyrtohet kërkesa për lirimin e ish-eurodeputetes Eva Kaili, e cila qëndron pas hekurave për korrupsion. Ish-eurodeputetja theksoi se nuk do të rrëfejë krimet që nuk ka kryer.

“Nuk do të rrëfej kurrë krimet që nuk kam bërë, edhe nëse më bëjnë copë-copë”, thotë ajo për ANT1, katër ditë para seancës së radhës nga autoritetet belge dhe pas vendimit për lirimin e të akuzuarve, mes tyre edhe atë që cilësohet si “trurin” i Qatar Gate, Pier Antonio Pancheri.

“Në këshillin e ardhshëm gjyqësor do të luftojmë për të vërtetuar pabesueshmërinë e Pançerit. Do të kemi prova të reja të forta që do të provojnë se Eva Kaili është e pafajshme.”, thotë avokati Michalis Dimitrakopoulos, duke theksuar se “ka një ndjenjë padrejtësie kur sheh që protagonistët janë të lirë, në shtëpi dhe Eva Kaili që lufton padrejtësisht”.