BOTA, 20 Shtator 2025, 19:47

Marrëveshja me Kinën, Shtëpia e Bardhë: Amerikanët do të dominojnë bordin e drejtues të “TikTok” në SHBA

Marrëveshja me Kinën, Shtëpia e Bardhë: Amerikanët do

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se marrëveshjet në negociim me Pekinin për aksionet amerikane të TikTok parashikojnë që gjashtë nga shtatë anëtarët e bordit drejtues në SHBA të jenë amerikanë, ndërsa algoritmi dhe privatësia e përdoruesve do të jenë nën mbikëqyrje të një kompanie amerikane.

Sipas zëdhënëse së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ky formulim është pjesë e një marrëveshjeje që tashmë është në fazë përfundimi dhe që pritet të nënshkruhet në ditët në vijim.

Çfarë parashikon marrëveshja
• Bordi nuk do të ketë më ndikim dominues nga ByteDance (kompania kineze mëmë), pasi amerikanët do të kenë shumicën e kontroleve.
• Kompania Oracle është përfshirë si ndërmjetëse për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë, dhe do të ketë rol kyç në kontrollin dhe menaxhimin e operacioneve që lidhen me të dhënat dhe algoritmin.