BOTA, 19 Mars 2022, 14:43

Lufta/ Zyrtari ukrainas: 127 sabotatorë rusë të arrestuar në Kiev, përfshirë 14 grupe infiltrimi

Lufta/ Zyrtari ukrainas: 127 sabotatorë rusë të arrestuar në

Forcat ukrainase në Kiev kanë arrestuar 127 diversantë, përfshirë 14 grupe infiltrimi, që nga fillimi i pushtimit rus, thotë kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Mykola Zhyrnov.

Zhyrnov thotë se bllokimet e rrugëve kanë qenë kyçe në kapjen e agjentëve pro-rusë, të cilët Ukraina i akuzon për sabotim dhe infiltrim.

“Ato janë baza e fortifikimeve, barrierave inxhinierike, pikave të kontrollit për automjetet dhe njerëzit, si dhe për ndërtimin e sistemeve të tjera, duke përfshirë ato për zjarrin e vërtetë,” thotë Zhyrnov, sipas agjencisë së lajmeve Unian.

Me 35 tregje dhe 635 dyqane të hapura, Kievi ka rezerva të mjaftueshme ushqimore, thotë ai, edhe për një mbrojtje afatgjatë.