BOTA, 19 Mars 2022, 14:35

Zelensky bëri thirrje për takim me Putinin, ministri i Jashtëm rus: SHBA po frenon Kievin në bisedimet e paqes

Zelensky bëri thirrje për takim me Putinin, ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka folur për bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, të cilat deri më tani nuk kanë arritur asnjë përparim.

Lavrov akuzoi SHBA-të se po e frenojnë Kievin të pajtohet me kërkesat e Rusisë.

“Ndihet vazhdimisht se delegacioni ukrainas po frenohet, me shumë gjasa nga amerikanët, duke mos i lejuar ata të pajtohen me kërkesat që unë mendoj se janë absolutisht minimale”, tha ai, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

Lavrov megjithatë nuk ka dhënë asnjë provë për idenë se SHBA po ndikon në pozicionin e Kievit dhe SHBA dhe Ukraina e kanë mohuar.

Në fjalimin e tij më të fundit ku iu drejtua qytetareve permes videos ne rrjetet sociale, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky bëri thirrje për negociata kuptimplota për paqen.

“Është koha për t’u takuar. Koha për të biseduar,” tha ai, me sa duket duke bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me Vladimir Putin.