BOTA, 28 Korrik 2023, 09:22

Lufta/ Zelensky apelon për ndihmë: Po kërkojmë sisteme të mbrojtjes ajrore për Odesën dhe Jugun

Lufta/ Zelensky apelon për ndihmë: Po kërkojmë sisteme

Ukraina po kërkon mënyra për të forcuar mbrojtjen ajrore të Odesës dhe të gjithë jugut të vendit kundër sulmeve ruse.

Kështu deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të zakonshëm të mbrëmjes, me rastin e vizitës së tij në qytetin port në Detin e Zi.

“Kam dëgjuar një raport për eliminimin e pasojave të sulmeve ruse në Odessa dhe rajon. Në Kishën e Shndërrimit të Shenjtë që Rusia u përpoq ta shkatërronte, njeriu ndjen se populli ynë, shpirti ynë është edhe më i fortë. Më i fortë se ai rus.

Ne po kërkojmë sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur Odesën dhe gjithë Jugun tonë”, tha Zelensky.