BOTA, 27 Korrik 2023, 15:45

VIDEO/ 6 të vdekur dhe 7 të plagosur, ja momenti kur rrëzohet helikopteri në Siberi

VIDEO/ 6 të vdekur dhe 7 të plagosur, ja momenti kur rrëzohet

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në rajonin rus Altai të Siberisë. Lajmi u konfirmua nga shërbimet e emergjencës.

Videoja që po bën xhiron e internetit tregon momentin kur helikopteri Mi-8, pak para uljes, në afërsi të kufirit me Kazakistanin, përplaset me kabllot elektrike, duke bërë që piloti të humbasë kontrollin dhe të shkaktojë rrëzimin. Administrata Federale e Aviacionit e Rusisë tha se helikopteri mbante 13 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit

Mi-8 i përkiste kompanisë së mallrave me bazë në Moskë, Altay Avia. Komiteti Hetues i Rusisë tha se ka nisur një hetim penal për shkeljet e sigurisë së aviacionit. Rusia ka parë disa aksidente fatale avioni në vitet e fundit për shkak të mirëmbajtjes së dobët dhe standardeve të dobëta të sigurisë.