BOTA, 27 Shkurt 2022, 09:13

Zelensky thirrje të huajve t’i bashkohen ushtrisë ukrainase: Kjo është prova e mbështetjes suaj

Zelensky thirrje të huajve t’i bashkohen ushtrisë ukrainase: Kjo

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, deklaroi mëngjesin e kësaj të diele se Kievi po krijon një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.

Ai u bëri thirrje të gjithë të huajve që kërkojnë të ndihmojnë Ukrainën, të bashkohen vullnetarisht në luftën kundër rusisë.

Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë,” vuri në dukje Presidenti Zelensky në një deklaratë të lëshuar pikërisht tani për “legjionin e huaj” të ri të Ukrainës.