BOTA, 2 Prill 2022, 11:56

Lufta në Ukrainë/ Papa Françesku zbulon se po shqyrton mundësinë për të udhëtuar drejt Kievit

Lufta në Ukrainë/ Papa Françesku zbulon se po shqyrton

Papa Françesku po shqyrton mundësinë për të udhëtuar drejt Kievit.

Ai konfirmoi vetë lajmin teksa udhëtonte me avion drejt Maltës. Kur u pyet nga gazetari nëse e kishte shqyrtuar ftesën për të shkuar në kryeqytetin ukrainas, ai u përgjigj: “Po, është në tryezë”.

Papa zbriti nga avioni Ita përmes një ashensor të hapur nga pjesa e pasme dhe pa përdorur shkallët.

Kjo është hera e parë që ndodh në një udhëtim papal, për shkak se Papa vuan nga një problem në gju.