TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina ka kryer me sukses një test të raketës së saj të parë balistike të prodhimit vendas.
“Mund të jetë shumë herët për të folur për këtë, por dua ta ndaj me ju”, tha presidenti në forumin e Pavarësisë së Ukrainës 2024 në Kiev.
Zelensky përgëzoi industrinë e mbrojtjes ukrainase për projektin, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi armatimin.
Lajmi vjen pasi presidenti më herët u zotua t’i përgjigjet netëve të njëpasnjëshme të sulmeve me raketa ruse në Ukrainë.