BOTA, 24 Maj 2023, 18:49

Lajm i keq për presidentin Zelensky, pasuritë e tij në Krime do të dalin në ankand

Lajm i keq për presidentin Zelensky, pasuritë e tij në Krime do

Lajme të këqija për pasurinë e presidentit Zelensky. Kryetari i parlamentit në Krime Vladimir Konstantinov njoftoi se banesa e shtetëzuar e familjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, si dhe objekte të tjera të shtetëzuara në këtë qytet, do të dalin në ankand dhe të ardhurat do të shkojnë për të ndihmuar luftëtarët që ndodhen në zonën e operacionit special.

“Banesa u shtetëzua dhe tani është në pronësi të shtetit. Do të vijojë një ankand dhe paratë nga shitja e banesës së Zelenskyy-t dhe ndërtesave të tjera të shtetëzuara do të shkojnë për nevojat e SVO-së, familjeve të viktimave dhe të mobilizuarve", tha Konstantinov.

Vendimi për shtetëzimin e një numri ndërtesash të mëdha në pronësi të oligarkëve ukrainas në Krime u mor sot në një seancë të Parlamentit të Krimesë. Shtetëzimi përfshinte edhe pasurinë e paluajtshme të familjes së Volodymyr Zelenskyy në Livadia, në bregun jugor të Krimesë, shkruajnë mediat e huaja.