BOTA, 13 Maj 2022, 15:31

Kuleba kërkon konfiskimin e aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës

Kuleba kërkon konfiskimin e aseteve ruse për rindërtimin e

Ukraina iu ka kërkuar vendeve të G7 që të konfiskojnë asetet ruse dhe t’ia dorëzojnë ato Kievit për të ndihmuar në rindërtimin e vendit, tha ministri i saj i jashtëm, Dmytro Kuleba, sipas The Guardian.

Duke folur me gazetarët ndërsa ministrat e jashtëm të G7 u takuan në Gjermaninë veriore, Kuleba tha se shpresonte që Hungaria të binte dakord me partnerët e BE-së për një embargo ndaj naftës ruse.

“Kanadaja e ka bërë tashmë këtë dhe besoj se edhe të tjerët do të  bëjnë të njejtën gjë.

Po flasim për qindra miliarda dollarë. Rusia duhet të paguajë”, përfundoi Kuleba.