TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me 33 vota pro, 2 kundër dhe 12 abstenim, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka miratuar një rezolutë për të ngritur një hetim mbi krimet e luftës në Ukrainë nga ana e Rusisë.
Sipas Sky News, Kina dhe Eritrea votuan kundër kësaj rezolute.
Ukraina pretendon se ka identifikuar qindra kriminelë të dyshuar të luftës në vazhdën e pushtimit rus të vendit, i cili filloi në fund të shkurtit.
Sot, organi i të drejtave të njeriut mbajti një seancë urgjente në Gjenevë për të shqyrtuar provat e shkeljeve të supozuara të Moskës në Ukrainë.