TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bashkimi Evropian ka qenë në dijeni edhe më herët se Kosova do të dorëzojë kërkesë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por nuk e ka komentuar këtë veprim.
“Ne jemi në dijeni për qëllimin e shprehur të Kosovës për të kërkuar anëtarësim në Këshillin e Evropës. Por, në njërën anë, ne nuk i komentojmë paralajmërimet dhe shprehjen e qëllimeve, e në anën tjetër nuk i komentojmë proceset e mundshme në institucionet tjera. Vetëm t’iu rikujtojmë se Bashkimi Evropian nuk është anëtar i Këshillit të Evropës”, ka thënë zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.
Ai ka thënë se, sa i përket BE-së, “mund të rikujtojë thirrjen që Kosova dhe Serbia të bëjnë gjithçka në mundësinë e tyre për të çuar para dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes tyre”.