TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katër ligjvënës demokratë amerikanë iu janë drejtuar kompanive të mediave sociale duke u kërkuar atyre të “ruajnë dhe arkivojnë” përmbajtjen që mund të përdoret si provë e krimeve të luftës të Rusisë në Ukrainë.
“Platformat e mediave sociale të heqin përmbajtjen grafike që lavdëron dhunën ose vuajtjen njerëzore ose mund të çojë në kryerje të mëtejshme të dhunës dhe të rrisë politikat e përmbajtjes grafike për të mbrojtur përdoruesit e tyre” u shkruajnë anëtarët e Kongresit CEO-ve të Meta, Tiktok, Tëitter. dhe YouTube.
Por fshirja e kësaj përmbajtjeje të veçantë mund të “rezultojë në heqjen e paqëllimshme dhe fshirjen e përhershme të përmbajtjes që mund të përdoret si dëshmi e shkeljeve të mundshme të të drejtave të njeriut si krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi”.