BOTA, 30 Maj 2025, 20:20

Kryediplomati izraelit mesazh Hamasit: Pranoni planin Witkoff ose do t’ju shkatërrojmë

Kryediplomati izraelit mesazh Hamasit: Pranoni planin Witkoff ose do t’ju

“Vrasësit e Hamasit do të detyrohen të zgjedhin: të pranojnë kushtet e marrëveshjes së pengjeve të Witkoff ose të shfarosen.”

Ky është paralajmërimi për Hamasin nga Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, në rrjetin X.

“IDF vazhdon aktivitetin e saj në Gaza duke goditur dhe çmontuar postblloqet e Hamasit, duke evakuuar popullsinë nga çdo zonë luftimi dhe duke sulmuar zonën në një shkallë të paparë për të mbrojtur ushtarët tanë në përgatitje për hyrjen e forcave”, specifikon Katz.

Pasi t’i kemi shkatërruar terroristët dhe të kemi pastruar zonën, do të arrijmë objektivat e luftës: lirimin e pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit.”