BOTA, 11 Nëntor 2024, 17:16

Kishte planifikuar sulm në një treg Krishtlindjesh, arrestohet 17-vjeçari gjermano-turk

Kishte planifikuar sulm në një treg Krishtlindjesh, arrestohet

Një 17-vjeçar gjerman me origjinë turke është arrestuar në Gjermani pasi kishte planifikuar një sulm me kamion në një treg Krishtlindjesh, sipas gazetës Bild. Siç thekson gazeta, autoritetet ranë në gjurmët e 17-vjeçarit nga bisedat telefonike të përgjuara dhe komunikimet e tjera në rrjetet islamike. Agjencitë gjermane u informuan edhe nga homologët e tyre amerikanë.

Informacioni i parë nga shërbimet sekrete amerikane u dha pranverën e kaluar dhe më pas çështja u mor përsipër nga prokuroria e Flensburgut, në Schlesëig-Holstein.

“Mund të siguroj se po hetojmë një rast të planifikimit të një akti të rëndë dhune që do të rrezikonte shtetin dhe jetën e njerëzve. Një urdhër arresti është lëshuar për një 17-vjeçar”, tha për gazetën prokurori i qarkut Bird ëinterfeld.

I riu u arrestua të mërkurën e kaluar në Elmshorn, Schlesëig-Holstein dhe tani është në paraburgim, shkruan gazeta gjermane.