BOTA, 11 Nëntor 2024, 11:08

“Mos përshkallëzo luftën në Ukrainë”/ Kremlini mohon të ketë pasur bisedë telefonike mes Trump dhe Putin

“Mos përshkallëzo luftën në Ukrainë”/

"Washington Post" dhe "Reuters", të dy raportuan se gjatë telefonatës, e cila thuhet se ka ndodhur në ditët pas zgjedhjeve në SHBA, Trump i kujtoi Putinit praninë e konsiderueshme ushtarake të Amerikës në Evropë.

Sipas disa burimeve të tjera, dyshja vazhdoi të diskutojë mbi qëllimin e paqes në kontinent, si dhe perspektivën e thirrjes së një takimi, për të shqyrtuar zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Kremlini ka mohuar që një telefonatë e tillë të ketë ndodhur, duke e quajtur raportin e Washington Post "fiksion i pastër".

"Ky është shembulli më i qartë i cilësisë së informacionit të botuar në botime mjaft të njohura. Është krejtësisht i pasaktë. Ky është trillim i pastër; është thjesht informacion i rremë," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ai shtoi se Putin nuk ka "nuk ka plane specifike" për të folur me zotin Trump për momentin.