TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shtyrë marrjen e një vendimi mbi veprimet që ushtria e vendit të tij do të ndërmarrë në Gaza nëse Hamasi nuk pranon një marrëveshje armëpushimi. Ky vendim ka ardhur në mes të mosmarrëveshjeve të brendshme në qeverinë izraelite në lidhje me veprimet që të kryehen në Gaza.
Një burim për CNN u shpreh se një ide në tryezë është se nëse grupi militant nuk pranon një marrëveshje do të bëhet rrethimi i qytetit të Gazës dhe qendrave të tjera të populluara. Të enjten, një zyrtar i lartë izraelit tha se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara po krijojnë një mirëkuptim të ri për Gazën, pasi Hamasi thuhet se u tërhoq nga negociatat e armëpushimit dhe marrëveshjes për pengjet.
Të enjten, Hamasi tha se ishte i përkushtuar për të vazhduar negociatat drejt një armëpushimi të përhershëm dhe tërheqjes së plotë të forcave izraelite nga Gaza, por kushtet në enklavë së pari duhet të përmirësohen "ndjeshëm".
Bisedimet e paqes që po dështojnë vijnë në mes të një situate katastrofike humanitare në Gaza, ku dhjetëra njerëz po vdesin nga uria. Kombet e Bashkuara thanë këtë javë se të gjithë 2.1 milionë banorët e Gazës tani janë të pasigurt për ushqim. Sipas ministrisë së shëndetësisë të enklavës, 900,000 fëmijë vuajnë nga uria dhe 70,000 tregojnë shenja të kequshqyerjes.