BOTA, 8 Qershor 2025, 16:40

Kievi njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

Kievi njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e

Ukraina njoftoi sot se shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve me Rusinë do të zhvillohet javën e ardhshme, pasi Moska dhe Kievi shkëmbyen akuza për vonimin e procesit.

“Fillimi i operacioneve të riatdhesimit, sipas rezultateve të bisedimeve të Stambollit, është planifikuar për javën e ardhshme (…) Gjithçka do të zhvillohet sipas planit”, tha kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, Krylo Budanov , duke akuzuar Moskën për “lojëra komunikimi”.

Shkëmbimet e të burgosurve kanë qenë një nga çështjet më të ndjeshme gjatë luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa zbatimi i tyre shpesh është vonuar për shkak të mosmarrëveshjeve politike dhe teknike mes palëve.