TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur se ka respekt të madh për nënpresidenten amerikane dhe kandidaten demokrate në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, Kamala Harris.
“E njoh mirë. Ajo do të bëhej padyshim një presidente shumë e mirë”, është shprehur Soltz në një intervistë për stacionin televiziv Sat 1.
Scholz refuzoi t’i përgjigjej pyetjes nëse do të ishte më mirë për Gjermaninë zgjedhja e demokrates Harris si presidente e SHBA apo e republikanit Trump.
Ai zgjodhi të përgjigjej duke thënë se “Kamala Harris është një politikane shumë e mirë që do t’i përmbahet asaj që është e rëndësishme për ne, me një bashkëpunim të mirë transatlantik midis SHBA-së dhe Evropës, midis SHBA-së dhe Gjermanisë”.