BOTA, 25 Dhjetor 2023, 15:44

Izraeli shpall një armëpushim humanitar prej 4 orësh në Rripin e Gazës

Izraeli shpall një armëpushim humanitar prej 4 orësh në

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) shpallën sot një armëpushim humanitar prej 4 orësh në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, tha Zyra për Koordinimin e Qeverisë.

“IDF po kryen pauza taktike humanitare për të lejuar civilët në Rripin e Gazës të furnizohen me ujë dhe ushqime.

Sot, 25 dhjetor, u shpall një pauzë në A-Sheikh Muhammad al-Yamani West dhe Deir al-Balah midis orës 10:00 deri në orën 14:00 me orën lokale”, thuhet në deklaratën e IDF në platformën X (Twitter).