TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, reagoi ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se Teherani nuk i përgjigjet “vulgaritetit me vulgaritet, por me veprime”.
Në një postim në rrjetin social X, Araghchi deklaroi se përdorimi i një gjuhe përçmuese ndaj popullit iranian nuk e zbeh madhështinë e tij. Sipas tij, iranianët njihen për qytetërimin dhe vlerat e tyre morale, ndërsa theksoi se vendi do të vazhdojë të reagojë “pa frikë dhe me trimëri të madhe”.
Reagimi erdhi pasi Donald Trump paralajmëroi se SHBA-ja “ndoshta” do të kryejë sulme të tjera ndaj Iranit gjatë mbrëmjes, pas operacioneve ushtarake amerikane të një nate më parë. Presidenti amerikan e quajti udhëheqjen iraniane “llum” dhe deklaroi se nuk dëshiron të merret më me Teheranin, duke rritur më tej tensionet mes dy vendeve.