TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Organizata Ndërkombëtare Detare e Kombeve të Bashkuara ndaloi operacionin e saj për të shoqëruar anijet përmes Ngushticës së Hormuzit, pasi një anije raportoi një sulm, duke rikthyer frikën për shkeljen e marrëveshjes paraprake të armëpushimit.
Një anije u godit pranë Omanit nga një objekt i panjohur, ndërsa ishte në një rrugë të rekomanduar nga agjencia britanike e marinës. Agjencia tha më parë se një anije ishte goditur nga një predhë disa orë pasi Teherani i paralajmëroi anijet të mos ndiqnin rrugët që nuk i kishte miratuar.
Dy zyrtarë amerikanë thanë se Irani kishte qëlluar mbi anijen, ndërsa Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik të Iranit, të cilin Teherani e krijoi për të menaxhuar kërkesat që anijet të udhëtojnë nëpër ngushticë, tha se anijeve jashtë rrugëve që ai ka vendosur nuk do t’u garantohet kalim i sigurt.
Anija u largua në mënyrë të sigurt nga rruga ujore dhe burime thanë se ajo mund të jetë goditur nga një dron.
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi më parë këtë muaj se nëse Irani nuk respekton një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës dhe të rihapë ngushticën, Shtetet e Bashkuara ndoshta do të kthehen te bombardimet.
Organizata Ndërkombëtare Detare po ndihmonte për të nxjerrë qindra anije të bllokuara dhe mijëra detarë nga ngushtica ku kishin mbetur të bllokuar për muaj të tërë që nga fillimi i luftës më 28 shkurt.
Operacioni ka qenë vullnetar me qëllimin për t’u mundësuar anijeve larhimin nga Gjiri, duke përdorur dy rrugë – njëra nëpërmjet ujërave iraniane dhe tjetra nëpërmjet ujërave të Omanit, nën mbikëqyrjen amerikane.