BOTA, 28 Gusht 2024, 19:54

I zuri rëra në plazhin danez, humbin jetën dy të mitur nga Gjermania

I zuri rëra në plazhin danez, humbin jetën dy të mitur nga

Dy djem nga Gjermania kanë vdekur pasi janë zënë nën rërë në veriperëndim të Danimarkës.

Djemtë  9 dhe 12 vjeç –ishin në pushime me familjen kur u zunë nën dunën e rërës ku ishin duke gropuar, raportoi AP.

Policia ka sqaruar se djemtë po groponin në rërën në një plazh të shtunën kur ajo u shemb dhe i zuri përfundi.

Ata u nxorën nga ekipet e shpëtimit pas 40 minutash dhe u dërguan me helikopter në gjendje të rëndë në spitalin në Aarhus, qyteti i dytë më i madh i Danimarkës. Por, nuk arritën të mbijetonin.

Policia e ka quajtur rastin “aksident tragjik”.