TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.9 goditi këtë të shtunë zonën kufitare mes Turqisë dhe Iranit. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, shumë shtëpi u shembën në një qytet të Iranit për shkak të goditjeve të forta sizmike.
Tërmeti me magnitudë 5.9 kishte një thellësi prej 10 kilometra, sipas Qendrës Sizmiologjike Mesdhetare Europiane.
Zyrtarët iranianë bënë të ditur se ekipet e kërkim/shpëtimit ndodhen në zonën e goditur nga tërmeti, ndërsa spitalet janë në gatishmëri për çdo emergjencë.