BOTA, 28 Janar 2023, 21:47

Djegia e Kuranit në Suedi/ Erdogan i vendosur: Nëse nuk tregoni respekt për Turqinë s’mund të merrni asnjë mbështetje nga ne

Djegia e Kuranit në Suedi/ Erdogan i vendosur: Nëse nuk tregoni

“Nëse nuk tregoni respekt për Republikën e Turqisë apo besimet fetare të myslimanëve, atëherë nuk mund të merrni asnjë mbështetje nga ne për çështjen e NATO-s”, ka thënë Erdogan në Ankara.

Në kryeqytetin e Suedisë, më pas shpërthyen protesta të mëdha nga turqit dhe myslimanët të cilët treguan rebelimin e tyre kundër këtij akti.

Ambasada suedeze ka paralajmëruar të shtunën qytetarët e saj në Turqi që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin turmat dhe tubimet në këtë vend.

“Suedezëve në Turqi u kërkohet të monitorojnë zhvillimet dhe të shmangin tubimet dhe protestat e mëdha”, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme suedeze në faqen e saj të internetit në udhëzimet për qytetarët e saj jashtë vendit.