TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i dënuar me vdekje në Alabama pritet të bëhet personi i parë në SHBA që do të ekzekutohet me metodën e gazit të azotit, pasi humbi apelin e fundit në gjykatë.
Gjykata e Lartë e SHBA dhe një gjykatë më e ulët e apelit refuzuan të bllokojnë atë që avokatët e Kenneth Eugene Smith e quajtën një dënim “mizor dhe të pazakontë”.
Sipas tyre përdorimi i azotit mund të shkaktojë vuajtje të panevojshme dhe një rrjedhje e mundshme mund të dëmtojë njerëzit e pranishëm në dhomë. Smith, 58 vjeç, u dënua në vitin 1989 për vrasjen e Elizabeth Sennett. Shteti i Alabamës ka 30 orë për të kryer ekzekutimin, i cili përfshin pompimin e gazit të azotit përmes një maske.