BOTA, 24 Janar 2024, 16:20

“Cunam zjarri”/ Cisterna e gazit shpërthen mes tregut me njerëz, 6 persona humbin jetën

“Cunam zjarri”/ Cisterna e gazit shpërthen mes tregut me

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mongoli. Të paktën gjashtë njerëz kanë humbur jetën nga ajo që përshkruhej si një “tsunami zjarri” kur një kamion gazi të lëngshëm shpërtheu papritur në kryeqytetin e Mongolisë, Ulaanbaatar. Një aksident horror raportohet se ishte shkaku i përplasjes dhe shpërthimit, pranë një tregu me njerëz Ulaanbaatar, shkruan e përditshmja TheSun.

Pamja dramatike të cisternës të përfshirë nga flakët publikoheshin në mediat lokale, ndërsa njerëz shiheshin që largoheshin me shpejtësi dhe makinat ndryshonin drejtim për t’i shpëtuar zjarrit masiv.

Raportimet thonin se të tjera shpërthime u shkaktuan në afërsi të vendngjarjes, teksa zjarrfikës të shumtë u përfshinë në përpjekjet e shuarjes së flakëve. Zëdhënësi i emergjencave G. Ariunbuyan tha: “Gjashtë njerëz u vranë, 14 të tjerë u plagosën, mes të cilëve 3 fëmijë e 11 të rritur”. Zyrtarët shtonin se tre nga viktimat ishin punonjës të zjarrfikësve të  Bayazurkh, teksa ofronin ngushëllime për familjarët e të prekurve.

Shpërthimi monstruoz besohet se u shkaktua nga një aksident në rreth-rrotullimin e kryeqytetit, por shkaqet e sakta janë ende nën hetim nga autoritetet.