BOTA, 22 Dhjetor 2024, 12:35

Helikopteri përplaset me godinën e spitalit dhe rrëzohet, humbin jetën katër persona në Turqi (VIDEO)

Helikopteri përplaset me godinën e spitalit dhe rrëzohet, humbin

Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e sotëm në spitalin Mugla në jugperëndim të Turqisë, ku si pasojë humbën jetën katër anëtarë të personelit të kujdesit shëndetësor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, kur një helikopter i spitalit, që funksiononte nën varësin e Ministrisë së Shëndetësisë, u përplas me katin e fundit të godinës së spitalit gjatë ngritjes.

Helikopteri, i cili ishte vendosur në Muğla për detyra zyrtare, nuk mundi të ngrihej një ditë më parë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Mëngjesin e sotëm, ai tentoi të nisej për në Antalia, por u ndesh me mjegull të dendur pak pas nisjes. Mjegulla e dendur bëri që helikopteri të përplaset me spitalin dhe të rrëzohet në oborr.