BOTA, 5 Janar 2023, 20:21

Biden skeptik për armëpushimin e urdhëruar nga Putini: Ai nuk i ndali bombardimet edhe kur ishte Viti i Ri!

Biden skeptik për armëpushimin e urdhëruar nga Putini: Ai nuk i

Presidenti amerikan, Joe Biden iu referua urdhrit të përkohshëm të armëpushimit të presidentit rus, Vladimir Putinit dhe shprehu skepticizëm për qëllimet e tij të vërteta.

Lideri rus urdhëroi sot armëpushim në Ukrainë, i cili do të zgjasë një ditë e gjysmë (36 orë). Armëpushimi, njoftoi Kremlini, u urdhërua nga Putini për të shënuar Krishtlindjet, të cilat të krishterët ortodoksë i festojnë të shtunën.

“Unë hezitoj të komentoj atë që po thotë Putin. Por kjo ishte interesante për mua. Më 25 dhjetor dhe në ditën e Vitit të Ri, ai nuk e kishte problem të bombardonte spitale, çerdhe dhe kisha. Unë mendoj se ai në të vërtetë dëshiron të merr pak oksigjen”, tha para gazetarëve Biden, raporton CNN.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, hodhi poshtë thirrjen e presidentit rus për armëpushim.