BOTA, 17 Qershor 2025, 09:16

Goditja në Teheran/ Izraeli: Eliminuam shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Ali Shadmani

Goditja në Teheran/ Izraeli: Eliminuam shefin e Shtabit të

Ushtria izraelite pretendoi të martën se kishte vrarë Ali Shadmanin, të cilin e identifikoi si shefin e shtabit të forcave të armatosura të Iranit, raporton Reuters.

Ushtria e përshkroi Shadmanin si “komandantin më të lartë ushtarak të Iranit”.

"Brenda natës, forcat ajrore izraelite, duke përdorur inteligjencën e saktë të marrë nga Drejtoria e Inteligjencës së IDF-së dhe duke shfrytëzuar një mundësi të papritur, goditën një qendër komande operative në zemër të Teheranit, duke eliminuar Ali Shadmani-n, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të kohës së luftës, komandantin më të lartë ushtarak të Iranit dhe krahun e djathtë të udhëheqësit Suprem Ali Khamenei", tha IDF në deklaratë.

Shadmani u emërua në rolin e tij pas vrasjes së Gholamali Rashid javën e kaluar nga forcat izraelite, i cili ishte ish-kreu i Shtabit Qendror të Khatam al-Anbiya.