BOTA, 16 Qershor 2025, 18:15

Kushtet e Iranit për negociata me SHBA, reagon presidenti i Izraelit: Po përdor Trump si mburojë për të avancuar me programin bërthamor

Kushtet e Iranit për negociata me SHBA, reagon presidenti i Izraelit: Po

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, akuzoi Iranin se po përdor bisedimet për një marrëveshje të re bërthamore si një dredhi për të mbajtur Shtetet e Bashkuara në anën e tyre, ndërsa ky i fundit përpiqet të ndërtojë një armë bërthamore.

Në një intervistë me Wolf Blitzer të CNN sot, Herzog hodhi poshtë idenë se Irani ishte i angazhuar në një proces “paqësor dhe diplomatik” me administratën Trump.

“Nën” bisedimet, Teherani po “ecte përpara” me ndërtimin e një arme bërthamore, pohoi Herzog.

Ai tha se ishte gjykimi “unanim” i establishmentit izraelit të mbrojtjes dhe sigurisë se Irani po nxitonte të pasuronte uraniumin e tij në nivele të përshtatshme për armë.