BOTA, 19 Prill 2024, 09:10

Gjenerali amerikan: Sulmi izraelit ishte një mesazh i llogaritur për Iranin

Gjenerali amerikan: Sulmi izraelit ishte një mesazh i llogaritur për

Sulmi ndaj Iranit herët të premten ka të ngjarë të synohej si një masë hakmarrëse dhe një mesazh paralajmërues, tha për CNN një gjeneralmajor i ushtrisë amerikane në pension. Për ditë të tëra, Izraeli ka peshuar përgjigjen e tij ndaj sulmeve të paprecedentë nga Irani, të cilat u nisën si hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në kompleksin e ambasadës së tij në Siri në fillim të këtij muaji.

Një zyrtar amerikan i tha CNN se sulmi i së premtes ishte një sulm izraelit, por ky i fundit nuk ka reaguar.

“Izraeli duhet të ruajë vigjilencën e tij” në rast se Irani vendos të përgjigjet me një shfaqje tjetër force", tha gjeneralmajor në pension Mark MacCarley.

Duke vënë në shënjestër provincën iraniane të Isfahanit, vendi i objekteve të rëndësishme bërthamore, Izraeli ka të ngjarë të paralajmëronte se mund të mposhtej lehtësisht mbrojtja e Iranit, tha MacCarley.

“Unë mendoj se ka pasur një proces shumë të qëllimshëm mendimi nga ana e kabinetit të luftës izraelite,” tha ai.