BOTA, 18 Prill 2024, 17:39

Sfidon zëdhënësi i Kremlinit: Mbështetja e SHBA-ve ndaj Ukrainës s’ndryshon asgjë në rezultatin e luftës

Sfidon zëdhënësi i Kremlinit: Mbështetja e SHBA-ve ndaj

Kremlini ka deklaruar se ndihma e SHBA për Ukrainën do e detyrojë Kievin të luftojë deri kur të kenë mbetur ukrainasit e fundit. Sipas zëdhënësit Dmitry Peskov, SHBA-të duke ofruar armë për Kievin, sigurojnë fitime për kompleksin e tyre ushtarako-industrial.

“Mbështetja” e ofruar nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën e detyron Kievin të luftojë “deri në ukrainasin e fundit duke siguruar fitime për amerikanët dhe kompleksin e tyre ushtarako-industrial”– tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se, në çdo rast, ndihma amerikane “nuk është në gjendje të ndikojë në rezultatin e situatës në front”.

Ndërkohë Rusia ka sulmuar sërish qendrën stërvitore të termocentralit Zaporizhzhia duke bërë që një dron të rrëzohet pranë një ndërtese por pa shkaktuar dëme në njerëz.